SHQIPËRI- Deri në orët e mesditës shqipëria do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë shtim të vranësirave nëpër të gjithë vendin duke rrezikuar rrebehse shiu afat-shkurtër, më të dendura në zonat Veriore dhe Qëndrore duke sjellë probleme në zona të izoluara nga shirat e rrëmbyeshëm.

Parashikohet, stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Sipas MeteoA, temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes,por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë./ abcnews.al