Parisi është një ndër qytetet më të vizituar në botë, dhe së shpejti ai mund të pajisjet me një sistem teleferiku në qytet që do të mundësojë lëvizjen e qytetarëve dhe vizitorëve.
Aktualisht është propozuar një plan për ndërtimin e një sistemi 4.5 kilometra të gjatë që lidh disa disa nga periferitë e Parisit. Sistemi i teleferikut “Cable 1” që do të kushtojë të paktën $145 milionë do të udhëtojë nga Villeneuve-Saint-Georges në Pointe du Lac në vetëm 17 minuta, një kohë 2 herë më e shkurtër se udhëtimi me autobus.
Renderat e këtij sistemi janë krijuar nga studio Atelier Schall dhe ato japin një pamje më të qartë se si do të duhet në jetën reale një sistem transporti i tillë. Në “Cable 1” pritet të udhëtojnë më tepër se 11,000 njerëz në ditë, ku distanca midis kabinave të ndryshme do të jetë vetëm 30 sekonda. Kabina do të ketë hapësirë për mbajtjen e 10 personave.
Fillimisht ky projekt u propozua në vitin 2008, dhe konsiderohej si një sistem mjaft i rëndësishëm për shkak të terrenit kodrinor të Creteil. Pritet që ky projekt të nisë punimet menjëherë dhe të përfundojnë në vitin 2025. Cable 1 do të ketë 5 stacione në total, dhe secili prej tyre do të mundësojë aksesimin e tyre nga pasagjerët.
Parisi nuk është i vetmi qytet evropian që prezanton një sistem teleferik të transportit, pasi vitin e kaluar Amsterdami i dha dritën jeshile projektit 1.5 kilometra të gjatë që do të lidhë veriun dhe jugun e Amsterdamit në vitin 2025.