Laptopët dhe smartphone-t e krijuar nga Apple, Microsoft dhe Google janë shumë më të vështirë për t’u riparuar në krahasim me rivalët si Asus, Dell dhe Motorola, sipas një raportimi të ri.

Ky raportim u publikuar nga Education Fund i US Public Research Interest Group, dhe sjell informacione që kanë nisur të publikohen nga kompanitë e mësipërme në Francë pas miratimit të ligjit të “indeksit të riparimit” në këtë shtet. Ky ligj kërkon që prodhuesit e disa pajisjeve të caktuara elektronike duhet të vlerësojnë secilin nga produktet e tyre në bazë të vështirësisë së riparimit të tyre.

Nëse një kompani lobon në mënyrë aktive, apo është pjesë e një koalicioni që përpiqet të ndalojë aksesin në pajisjet e riparimit apo informacionet e shërbimit, kjo gjë tregon një qëndrim armiqësor ndaj të drejtës së riparimit.” tha autori i këtij raportimi Nathan Proctor, që drejton fushatën e të drejtës për riparim të US PIRG.

Nëse ju dëshironi të siguroni se produkti juaj është i riparueshëm në të tashmen dhe në të ardhmen, do të duhet të konsideroni rrugën e përzgjedhur nga prodhuesi mbi ekosistemin e riparimit.” shtoi ai.

Apple kishte notat më të ulëta në këtë vlerësim, ku 12 MacBook Air dhe Pro arritën mesataren 3.16/10, ndërkohë që modelet iPhone që nga iPhone 7 kanë vlerësim 2.75/10Microsoft kishte një notë pak më të lartë për laptopët e saj, 4.6/10, ndërkohë që smartphone-t Google u vlerësuan me 4.64/10.

Kompanitë me notën më të mirë për sa i përket riparimit ishin Dell dhe Asus, me 7.81/10 dhe 7.61/10 respektivisht, ndërkohë që smartphone-t Motorola u vlerësuan me notën 7.77/10.