Porti i Copenhagen, ku do te ndertohet ishulli Lynetteholm
Parlamenti danez ka aprovuar sot ndërtimin e një ishulli artificial për strehimin e rreth 35,000 banorëve, si dhe mbrojtjen e portit të Kopenhagen nga rritja e niveleve të detit.
Ishulli gjigand i quajtur Lynetteholm, do të lidhet me tokën kontinentale me anë të rrugëve unazë, tuneleve dhe një linjë metroje.
Vendimi i parlamentit i hap rrugën projektit prej 2.6 metra katrorë që do të nisë ndërtimin më vonë këtë vit.
Projekti përballet me opozicion te forte nga grupet ambjentaliste për pasojat e ndërtimeve mbi florën e faunën detare.
Planet e Lynetteholm përfshijnë ndertimin e një sistemi digash rreth perimetrit të saj, me qëllim mbrojtjen e gjirit portual nga rritja e niveleve të detit dhe stuhitë.
Nëse ndërtimi vijon sipas planeve, shumica e themeleve për ishullin e ri në ujërat e kryeqytetit të Danimarkës do të jetë përfunduar deri në 2035, me objektiv përfundimin e plotë të projektit në vitin 2070.
Një padi e lidhur me projektin e Lynetteholm është ngritur në Gjykatën Evropiane nga grupet ambjentaliste.
Shqetësimet e tyre vijnë nga transportimi i materialeve gjigande të ndërtimit, që sipas llogaritjeve do të bëjnë që më shumë se 300 kamionë të kalojnë gjatë ditës përmes Kopenhagen.
Ndërtimi i ishullit artificial do të kërkojë 80 milionë ton dhe, vetëm për krijimin e gadishullit, dhe ambjentalistët kanë ngritur zërin për mbetjet që do të bien në det, pasojat ne ekosistemet dhe në cilësinë e ujit.