Nga Erion Murataj
Parti tezesh, xhajallarësh dhe kushurinjsh që s’lejojnë as të flasësh e bët PD .
Ore është e qartë që halli për të mbajtur në status quo një orgji 32-vjeçare ku PD ka gjysmën e meritës të bën të jesh i marrë.
Po se kuptoj si është kaq kapilare kapja familjare si në Tiranë ashtu dhe në Elbasan që i bëni një force politike që në themel ka demokracinë.
Kjo është alternativa që jep dyshi dhe njëshi i PD.
Dyshi them unë, ku ka dysh PD? O çme bëtë të qesh. Kujtoni pak Topallin, Pollon Shehun, Patozin, Enkelejdin e Gaz Bardhoshen së fundmi që me urdhër të njëshit u shan me liber shtëpie nga “Demokratët”.
Ah, tufë delesh që kujtoni e mendoni se e keqja vjen nga liria e mendimit.
Njerëz që mbuloni kokën e zbuloni atë që s’thuhet që të vazhdojë punën me të Rama siç ka 10 vjet që e bën.
Se helbete “në ato maja rripa- rripa” keni mësuar së bashku që nga koha e shokut Enver ku Ramizi më pas ju ndau sinoret .
Dhe flisni ju për bashkim opozite dhe fitore kundër Ramës që duket se e doni në pushtet medoemos sa të vdesë shpresa bashkë me non gratë.
U desh një reagim i imi mbi një “protestë turpi” me 100 vetë që familjarë të Luçit të turreshin me komente mbi mua.
Dilni provoni sa ju vlen lëkura me emer pa siglën e partisë së orgjisë që e keni pa letra në pritje legalizimi nga Rama.
Se meqë gjykatën e ka Rama , po e fituat ai u’a ka dhënë apo jo?
Po dhe Lulin ju e bëtë kryetar dhe e quajtët Kryeministër apo jo?
E ç’morët në fund e dini vet.
Sa për lëkurën politike e keni bërë shollë.
Ta gëzoni partinë pa letra se si e keni nisur do bëni fushatë për Ramën si e si ta legalizoni.
Kur të keni letrat flasim se e keni zakon ju pasi të shani uleni në gjunjë e i përvisheni punës me nofulla siç bëtë me Ilir Meten në 2009 .
Klb dhe suksese në jetë.