Home AKTUALITET POLITIKË Partia Demokratike në Shkodër, nuk merr qoftë edhe një votë të vetme...

Partia Demokratike në Shkodër, nuk merr qoftë edhe një votë të vetme në një qendër votimi

99

Në 30 vite, Partia Demokratike në Shkodër, për herë të parë në historinë e saj nuk merr qoftë edhe një votë të vetme në një qendër votimi. Fjala është për qendrën e votimit numër 118, në Breg të Lumit, në Shalë, ku sipas KQZ-së, asnjë votues nuk i besoi votën kandidatit demokrat Xhemal Bushati. Rezulton se as vetë komisioneri i PD-së, nuk ka votuar për partinë e tij.

Për Bashkinë e Shkodrës, gara është më e fortë se në 5-së bashkitë e tjera. Bardh Spahia i “Shtëpisë së Lirisë” udhëheq garën me një diferencë prej 1900 votash nga kandidatja socialiste Majlinda Angoni dhe me mbi 11 000 vota nga kandidati i PD-së, Xhemal Bushati.

Në të shkuarën, që pas rrëzimit të komunizmit, Bashkia e Shkodrës ka njohur në drejtimin e saj vetëm përfaqësues të së djathtës.

Nga zgjedhjet lokale që janë zhvilluar, 6 i ka fituar PD dhe 1 e ka fituar koalicioni i së djathtës.

Partia Socialiste ka mundur që ta fitojë vetëm 1 herë Shkodrën dhe kjo ka qenë në vitin 2019 me Valdrin Pjetrin.

Por ky i fundit nuk mundi që ta gëzojë postin e kryetarit të zgjedhur pasi u dorëhoq pa bërë ende betimin për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të marrë në Itali.