Partizani ka barazuar me Egnatian në “Arenën e Demave” me rezultatin 1-1.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e 6’ me anë të golit nga Bintsouka. Goli i barazimit nuk vonoi shumë. Egnatia shënoi në minutën e 23’ falë një perle të Fernando Medeiros nga distanca, duke shtangur portierin Hoxha.
Pjesa e dytë ishte tepër intensive, me raste nga të dyja palët, por goli i epërsisë nuk erdhi as nga Partizani e as nga Egnatia.
Me nga një pikë të ndarë, Egnatia ngjitet momentalisht në vendin e dytë në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Partizani në vendin e pestë me 5 pikë./h.ll/abcnews.al