Laçi barazon pa gola me Iskra Danilovgrad.
Partizani e nisi me fitore aventurën europiane. Në turin e parë të Conference League ndaj Saburtalos në Gjeorgji të kuqtë fituan 1-0. Goli i fitores u shënua nga Tedi Cara në fillimin e pjesës së dytë. Partizani shpreson tek mbështetje e tifozërisë në ndeshjen e kthimit për të arritur kualifikimin për në fazën tjetër.
Laçi e pati të vështirë në ndeshjen e parë ndaj malazezëve të Iskra. Takimi i luajtur në Elbasan Arena përfundoi në barazim pa gola edhe pse skuadra e Shpëtim Duros dominoi. Kurbinasit janë besimplotë për kualifikimin në ndeshjen e kthimit që do të luhet më 14 Korrik në Podgoricë.