Home SPORT Partizani niset drejt Ohrit për fazën përgatitore

Partizani niset drejt Ohrit për fazën përgatitore

15

Skuadra e Partizanit është nisur drejt qytetit të Ohrit, ku do të vijojë përgatitjet në prag të ndeshjeve të Kupave të Europës.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i kuq me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social .

Gjithashtu klubi i Partizanit në njoftim deklaron se do të vijojë stërvitjet me ngarkesa të larta për dy javë

Në qytetin liqenor “demat” do të zhvillojnë dhe katër miqësore.

Postimi i klubit të Partizanit

“Ekipi udhëton drejt Ohrit. Skuadra i është drejtuar sot paradite qytetit të Ohrit për të vijuar përgatitjet në prag të përfaqësimit europian në Ligën e Konferencës. Në vendin fqinj, i cili ofron kushte klimaterike optimale, ekipi do të vijojë të stërvitet me ngarkesa të larta për afro dy javë. Gjithashtu në qytetin liqenor skuadra ka programuar të zhvillojë edhe katër takime miqësore.

Të martën do të zbulohet edhe kundërshtari i të kuqve nga shorti që do të hidhet në orën 13:00 në Nion të Zvicrës. Takimet e turit të parë eliminator të Ligës së Konferencës do të luhen në datat 8 dhe 15 Korrik”.