Pas Sali Berishës, edhe grupi i Enkelejd Alibeajt ka dorëzuar në KQZ, listën e plotë të propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhje. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ai i cili ka dorëzuar listën e plotë të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ për zgjedhjet vendore të 14 Maj.

Një ditë më parë PS dhe PL dorëzuan në KQZ listat për anëtarë të KZAZ-ve. Ndërsa të premten ishte grupimi i Berishës që dorëzoi listën e anëtarëve. Përballë zgjedhjes se cili nga grupet e PD do të ketë drejtën për emrat e anëtarëve të KZAZ-ve, Celibashi pritet të marrë përgjigjen nga gjykata e Tiranës.

/abcnews.al