Telenovela Beatrix-Donald-Bora vazhdon dhe duket se tre protagonistët po e përdorin paksa edhe për marketing këtë gjë. Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht lidhur me çfarë po ndodh me ta pavarësisht raportimeve të mediave dhe hamendësimeve të fansave.

Në këto kushte, ndjekësit kapin çdo detaj dhe e lidhin me historinë e tyre. Nuk ka treguar ende se çfarë do ndodhë me emisionin që iu dha në “Big Brother VIP” që do ishe në Prime Time me titullin “Më lër të flasë”, por që pas daljes duket se Donaldi i është futur seriozisht muzikës.Pak javë më pari ai mori vëmendjen me këngën “Nuk je”, që dukej qartë dedikim ndaj Borës. Sikur mos të mjaftonte teksti në fund të videoklipit ai ka vendosur datën 5 që shfaqet rrufeshëm, duke na bërë të gjithëve ta kthejmë disa herë videon për ta parë. Aktualisht kënga ka rreth 4 milionë klikime dhe nuk mund ta mohojmë që “5” ka rolin e saj në këtë shifër.

Mirëpo së shpejti Donaldi do publikojë dhe një këngë tjetër në bashkëpunim me Romeon dhe Elgit Doda. Që tani fansat janë të bindur se ajo do i dedikohet Beatrix. Tre artistët kanë publikuar vetëm një fragment ku dëgjohen që përdorin frazën anormale. “Ti nuk je normale, je anormale”.- thuhet në këngë.

Çfarë e lidh këtë frazë me Beatrix? Në një bisedë mes saj dhe Donaldit në “Big Brother VIP” ky i fundit i ka thënë këngëtares: “Ti nuk je normal, je anormale”. Kaq ka mjaftuar që njerëzit nëpër rrjetet sociale të bëjnë lidhjen mes tyre dhe të dalin në përfundimin se kënga i dedikohet Beatrix.

Nuk dimë të themi nëse Donaldi ka patur në mendje këtë frazë apo është diçka rastësore, por me siguri ky trekëndësh kaq i diskutuar në showbizin shqiptar do vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes.

Prej javësh Donaldi në fakt po përflitet për një rikthim me Bora Zemanin. Madje së fundmi është aluduar se ata do jenë protagonistë në një film. Moderatorja është shfaqur krah regjisorit Erion Bubullima dhe ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka thënë asgjë, pamjet e dyshes në Vjenë, (aty ku jeton edhe regjisori) mjaftojnë për të aluduar ç’po ndodh.

Thuhet se regjisori Bubullima kishte në plan të realizonte një film ku do të luanin binjakët Veshaj. Krejt papritur, shohim edhe Borën me të. Sikur mos të mjaftonte kjo prej ditësh flitet se Bora dhe Donaldi kanë qenë bashkë në Vjenë.

Po ashtu në Internet qarkulloi një video që tregonte se makina e Donaldit ndodhej poshtë shtëpisë së Borës, duke lënë të kuptohet se ata janë takuar, ose pasi janë ribashkuar ose për tu sqaruar. Për më tepër, Bora ndjek në Instagram nënën e Donaldit dhe ‘follow’ ia ka bërë së fundmi pasi ajo sapo e ka hapur faqen e saj në këtë rrjet social.

Sa i përket Beatrix nuk ka asnjë detaj konkret që e ka lidhur atë me Donaldin këtë periudhë. Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP” ajo njoftoi se është ndarë nga aktori dhe më pas ata hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale duke mos zbuluar se çfarë ka ndodhur. Panorama