Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve nga veriu i Kosovës kanë vendosur sot që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, që njoftoi për kët vendim tha se gjithashtu do të japë dorëheqje edhe nga pozita e ministrit që mban në Qeverinë e Kosovës, raporton Kossev, transmeton Gazeta Express.

Ky vendim u pasua me shtimin e flamujve serbë në veri të vendit, derisa kishte edhe postera që shkruhej “Kjo është Serbia”. Flamuj të shumtë u vendos në rrugë, në dyqane dhe ndërtesa të tjera.

Kjo po ndodh në Zveçan, ku u mbajt takimi, si dhe në Mitrovicën Veriore. Gjithashtu, u lanë edhe flamuj të ambalazhuar me thirrjen që të vendosen më gjerësisht përgjatë rrugëve.