Banori i radhës i eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP” është Granit Cana. Ky i fundit la mbrëmë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 mijë euro.

Kur iu bashkua studios së BB VIP, ai ishte i qeshur dhe tha se më në fund do të takojë familjarët dhe miqtë. Por nga ana tjetër, Fifi, me të cilën u përfol shumë për një lidhje, shpërtheu në lot.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpi, ish-futbollisti pasi i tha Fifit se e sheh vetëm si shoqe, i rrëfeu asaj edhe për vajzën që e dashuron dhe se i mungonte.

Pas deklaratave të forta për Fifin, motra e Granit Canës reagon

Ndërkohë pas daljes së Granitit, ka reaguar për herë të parë edhe e motra e tij, Genta Cana. Kjo e fundit ka tërhequr shpesh vëmendjen me postimet e saj në rrjetet sociale, sidomos ajo kundër Fifit.

Por mbrëmjen e djeshme, ajo publikoi në “Instastory”-n e saj një foto që i ka bërë të vëllait gjatë kohës që ishte në studio me Arbanën, krahas së cilës shkroi: “Bravo Granit Cana. Mbaroi më në fund”.