Home SHOWBIZ Pas kthimit nga Dubai, Enca gjen shtëpinë të mbushur me trëndafila të...

Pas kthimit nga Dubai, Enca gjen shtëpinë të mbushur me trëndafila të kuq dhe dhurata

20

Këngëtarja e njohur Enca ka qëndruar disa ditë me pushime në Dubai. Nga atje ajo bëri postime të shumta, duke treguar se po e shijon pafund kohën e kaluar në vendin arab.

Madje Enca u komentua vazhdimisht edhe për imazhet joshëse me bikini, të cilat nuk linin shumë vend për imagjinatë. Këngëtarja ndër tjera atje festoi edhe ditëlindjen e 26-të, në një aheng luksoz ku nuk munguan dhurata dhe surprizat e shumta.

Ndërkohë, me tu rikthyer në Shqipëri, një tjetër befasi e prit këngëtaren edhe brenda shtëpisë së saj. Në fotot që ka ndarë sot me fansat në Instagram, Enca shihet në një ambient të rrethuar me trëndafila të kuq që formonin emrin e saj dhe një arush prej pellushi.