Home AKTUALITET Zhvillimet në PD, Basha mbledh sot në selinë blu kryesinë e grupit...

Zhvillimet në PD, Basha mbledh sot në selinë blu kryesinë e grupit parlamentar

19

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë këtë të diel në selinë blu kryesinë e grupit parlamentar.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb”, nga gazetari Osman Stafa, i cili sqaron më tej se mbledhja do të nisë në orën 18:00. Nuk dihet se cilat do të jenë tematikat e diskutimit në këtë mbledhje.

Sa i përket çështjeve parlamentare, siç është bërë e ditur më herët, Partia Demokratike ka prezantuar tre amendamente, që parashikojnë, ndryshime në kodin zgjedhor, reformë të re territoriale dhe implementimin e Vettingut në politikë.

Por nuk dihet ende nëse pikërisht në mbledhjen e sotme do të diskutohet sërish lidhur me këto propozime.