Prej disa kohësh Loredana ndodhet në qendër të vëmendjes së mediave, publikut dhe fansave të muzikës shqiptare, qoftë për karrierën, që së fundmi shkon nga suksesi në sukses, ashtu edhe për jetën private, kryesisht për shkak të asaj që ka ndodhur pas ndarjes me Mozzik.

Ta rrethojë atë, e ka lënë pas dhe është gati për një histori të re.

E intervistuar nga “Prive” në festën e organizuar nga Noizy për nder të “”Alpha Show”, Loreda foli pa nguruar për dashurinë dhe çfarë pret nga ajo.

“Për gjithçka (jam e hapur). Unë jam gjithmonë e hapur për një dashuri të re. Kam qejf të martohem prapë dhe prapë të bëj fëmijë. Jam shumë e lumtur”- tha reperja.

Megjithatë për momentin vazhdon të jetë single, ose të paktën kështu konfirmoi, por e rëndësishme është që ndihet e lumtur.