Fundjava ka sjellë fluks pushuesish në Shëngjin. Qytetarët kanë preferuar që t’i kalojnë këto temperatura të larta në bregdet, megjithatë në kthim kanë hasur trafik dhe radhë të gjata pritjeje për të dalë nga zona bregdetare.

Shkak për këtë fluks të lartë janë padyshim edhe numri i lartë i turistëve që po frekuentojnë festivalin UNUM këto ditë.

Sipas gazetares, akset e rënduara janë Lezhë-Shëngjin, dalja për nga bregdeti i Shëngjinit, dalja nga qyteti i Lezhës deri në autostradën Lezhë-Milot dhe aksi rrugor Lezhë-Shkodër. Këto akse rrugore mbeten gjithmone problematike sidomos gjatë sezonit veror.