Home SHOWBIZ Pas rrëfimit shokues të Britney Spears, motra e saj thyen heshtjen dhe...

Pas rrëfimit shokues të Britney Spears, motra e saj thyen heshtjen dhe flet për herë të parë

17

 

Britney Spears rrëfeu javën që lamë pas gjithë historinë e trishtë të jetës së saj, si një personi i mbajtur nën kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se kjo kujdestari më shumë i ka dëmtuar jetën se sa e ka mbrojtur, ndaj i kërkoi gjykatës që kujdestaria të marrë fund sa më shpejt pa i bërë vlerësim.

Ndërkohë motra e saj, Jamie Lynn Spears, ka thyer më në fund heshtjen pas rrëfimit prekës të artistes. Në disa video të publikuara në Instagram, aktorja 30-vjeçare shprehet se ajo nuk ka folur pasi i takonte Britney-t të tregontë të vërtetat mbi jetën e saj.

“Arsyeja e vetme pse nuk kam folur më parë, është sepse mendoja se nuk më takonte mua kjo gjë për sa kohë motra ime është e aftë të flasë vetë dhe të thotë atë që ndjen publikisht. Tashmë që ajo ka folur dhe ka thënë hapur ato që kishte nevojë të thoshte, mendoj se mund të ndjek rrugën e saj dhe të them çfarë duhet të them”, është shprehur aktorja.

Ajo vazhdon duke thënë se e ka dashur dhe mbështetur Britney-n që nga dita kur ka lindur. Edhe pse nuk ka folur kurrë publikisht më herët, Jamie Lynn shprehet e sigurt se ajo e ka mbështetur gjithmonë motrën e saj pas dyerve të mbyllura.

“Unë nuk kam asgjë për të fituar ose humbur. Kjo situatë nuk më prek mua në asnjë mënurë, sepse unë jam vetëm motra e saj që shqetësohet për lumturinë e saj.

Kam bërë një zgjedhje shumë të vetëdijshme që të përfshihem në jetën e saj vetëm si motra, si një teze për djemtë e saj. Ndoshta nuk e kam mbështetur ashtu siç do të donte publiku me një hashtag në një platformë publike, por ju siguroj se e kam mbështetur motrën time para se të kishte një hashtag dhe do e mbështesë edhe më vonë”, thotë Jamie.