
Qeveria britanike mbështetej të fortë SPAK-ut: Vijoni godisni të korruptuarit…
Pas SHBA-së, politika shqiptare ka marrë një mesazh të prerë edhe nga Britania e Madhe që të mos ngatërrohen me Prokurorinë e Posaçme dhe reformën në drejtësi. Sali Berisha vijon të godasë SPAK dhe Altin Dumanin, teksa Rama na tregoi pas arrestimi të Veliajt se ka një plan të fshehtë për ta goditur reformën pas zgjedhjeve.
Në raportin e DASH për trafikun e narkotikëve, vlerësohej puna e SPAK dhe kërkohej që të zbatohej reforma. Por në një linjë me ta janë edhe britanikët. Londra ka dalë me një deklaratë në OKB mbi përparimin e Shqipërisë. Vendi ynë është vlerësuar pozitivisht në Shqyrtimin Universal Periodik.
Britania e përshëndet këtë gjë, teksa fokusin e vë te drejtësia.
“Ne mbështesim progresin e Shqipërisë në reformën në drejtësi për të përmirësuar integritetin e gjyqësorit të saj, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne mirëpresim partneritetin tonë dypalësh, duke vlerësuar shkëmbim arsimor midis sistemeve gjyqësore. Më tej, ne përgëzojmë Shqipërinë për bashkëpunimin në fushën e drejtësinë penale, në kërkim të mbrojtjes së shtetit dhe qytetarëve nga interesat kriminale”, thekson raporti.
Më tej i jepet mbështetje SPAK. Britania kërkon nga Prokuroria e Posaçme që të vijojë goditjet ndaj pushtetarëve të korruptuar.
“Mirëpresim krijimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në vitin 2019, e cila ka bërë progres në adresimin e rasteve të rënda të korrupsionit. Ne i bëjmë thirrje Shqipërisë të qëndrojë e palëkundur në luftën kundër korrupsionit: forcimi i pavarësisë së autoriteteve të saj gjyqësore, përfshirë SPAK-un, për të vepruar pa ndërhyrje të panevojshme apo mbikëqyrje politike”, theksohet më tej.
Në dokument përmendet barazia gjinore dhe mbështetja e grave të dhunuar, teksa ka dhe një mesazh për zgjedhjet e 11 prillit.
“Në vitin e zgjedhjeve parlamentare, ne i bëjmë thirrje Shqipërisë të zbatojë të gjitha rekomandimet e pazgjidhura të OSBE-së për përmirësimin procesit”, thekson qeveria britanike. /Pamfleti
