Ministri i shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe është dorëhequr nga pozita ministrit të Shëndetësisë.

Ai e ka bërë publik lajmin përmes një konferencë për shtyp, duke theksuar se është një përgjegjësi morale, për ngjarjen tragjike në Tetovë.

Filipçe tha se tragjedia në Tetovë e ka prekur shumë dhe e ndjen të nevojshme që të largohet nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Përveç Filipçes sot nga pozitat e tyre u larguan edhe zv. ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, dhe dy drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.