Pas tre ditësh të mbyllura si pasojë e të ftohtit polar, shkollat janë rihapur ditën e sotme në të gjithë vendin.

Temperaturat e ulët shkaktuar mjaft probleme në vend, që nga bllokimi i rrugëve e deri tek ngricat në sistemin ujësjellës. Ndërkohë ministrja e Arsimit, Evis Kushi mohoi që mungesa e ngrohjes në shkolla të ishte i vetmi shkak për pezullimin e mësimit, pasi sipas saj ka pasur një sërë faktorësh që çuan në marrjen e këtij vendimin.

Nga ministria e Arsimit është bërë e ditur se orët e humbura do të zëvendësohen por nuk është dhënë një datë konkrete se kur do të realizohen.

/abcnews.al/