Vijon tërheqja e masave ajrore me origjinë nga Poli i Veriut duke larguar gradualisht temperaturat shumë të ulëta nga vendi ynë. Përsa i përket motit në pjesën e parë të ditës mbetemi në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Por në pjesën e dytë të ditë vranësirat kalimtare do të përfshijnë gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -10°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.