Ermira Kaçaçi, nëna e Gert Shehut 31-vjeçarit që goditi ish-kryeministrin Sali Berisha ditën e sotme pas tre orëve ka përfunfunduar deklaratën e saj në Polici.
Ajo ka deklaruar se djali i saj ka prej 5 vitesh që vuan nga problemet shëndetit mendor dhe se ai merrte ilaçe vazhdimisht pa ndërprerje nga mjeku Sadik Lala.
Gjithashtu ajo ka thënë se Gerti nuk ishte i përfshirë në ndonjë parti politike. Përpara Oficerëve të Policisë Gjyqësore të komisariatit nr 1 ajo tregon se djali i saj, gjithmonë ku ka protesta rri i mbyllur brenda dhe nuk del nga shtëpia.
Sipas dëshmisë të së ëmës djali i saj ka sjellje bipolare, e ndërsa kohëve të fundit nuk ka reflektuar agresivitet.
Ajo tha se pak para sulmit Gert Shehu kishte qenë në Xhaminë e Tabakëve në Tiranë. Sapo ka dalë nga aty ai është drejtuar marshimit ku dhe ka goditur Sali Berishën.
Gjithashtu në drejtorinë e Tiranës janë thirrur për dëshmi personat që shoqëroni Berishën dhe Metën.
Ata do të pyeten në cilësinë e personit dëshmitar, por edhe në kuadër të neutralizimit që iu bë agresorit.