Pasditen e sotme, në orën 17:00 Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën e radhës plenare, ku pritet të ngrihen dhe komisionet e përhershme parlamentare.

Kryeministri Edi Rama do të prezantoje qeverinë dhe programin, ndërsa në rendin e ditës do të jetë zgjedhja e byrosë dhe  përbërja e sekretariateve si dhe caktimi i kryesive të komisioneve të përhershme. 

Socialistët dhe demokratët tashmë i kanë bërë publikë emrat e përfaqësuesve të tyre, ndërsa nga 8 komisionet e përhershme, 3 prej tyre do të drejtohen nga opozita.

-Komisioni për çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, do të drejtohet nga demokratja Albana Vokshi.

Nënkryetare  do të jetë deputetja socialiste Klotilda Spahiu.

-Komisioni i Medies, do të drejtohet nga Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetar do të jetë  Petro Koçi.  

-Komisioni i Integrimit do të drejtohet nga demokratja Jorida Tabaku.

Nënkryetare do të jetë ish-ministrja e Drejtësisë Drejtësisë Etilda Gjonaj.

-Komisioni i ligjeve, do të drejtohet  nga Klotilda Ferhati.

Nënkryetar do të jetë  Oerd Bylykbashi. 

-Komisioni i Sigurisë, i është besuar ish-ministrit të LSI-së, tashëm në radhët e opozitës Nasip Naço.

Nënkryetar do të jetë demokrati Flamur Noka.

-Komisioni i Jashtëm, do të drejtohet nga ish-ministrja Mimi Kodheli.

Nënkryetar do të jetë Tomorr Alizoti.  

-Komisioni i Ekonomisë, i është besuar Eduard Shalsit.

Nënkryetare do jetë Sorina Koti.

-Komisionin e Veprimtarisë  Prodhuese, do ta drejtoje  Arben Pllumbi.

Nënkryetar do jetë  Helidon Bushati.

Gjithashtu dy kampet kryesore politike kanë propozuar edhe nënkryetarët e Kuvendit. Socialistët do të përfaqësohen nga ish-ministrja Ermonela Felaj, ndërsa demokratët me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj./OraNews/