Leo Messi i zgjat dorën PSG-së, duke i kërkuar falje klubit dhe shokëve të skuadrës për udhëtimin e paautorizuar në Arabi që i kushtoi atij dy javë pezullim pa pagesë.

Përshëndetje, mirë, doja ta bëja këtë video për atë që po ndodh. Para së gjithash, sigurisht që dua t’u kërkoj falje shokëve të skuadrës dhe klubit,” tha ylli argjentinas në një Story në Instagram, duke vijuar:

Sinqerisht mendova se do të kishim një ditë pushimi pas ndeshjes si gjithmonë. E kisha rregulluar këtë udhëtim në Arabi të cilin e kisha anuluar më parë dhe nuk mund ta anuloja më. Dhe asgjë, e përsëris, kërkoj falje”.