Kompanitë ajrore po anashkalojnë shëndetin mendor dhe mirëqenien e pilotëve dhe punëtorëve të tjerë të aviacionit. Sipas studiuesve, shumë punëtorë të aviacionit përjetuan ankth, stres dhe depresion gjatë bllokimeve të Covid-19, por ata raportojnë se nuk kanë marrë asistencën e duhur nga kompanitë.

Studimi i kryer nga Projekti i Përvojës, Jetës dhe Mirëqenies, një qendër e Kolegjit Trinity të Dublinit që studion mirëqenien e punonjësve të aviacionit dhe ndikimin në performancën dhe sigurinë e fluturimeve, erdhi ndërsa linjat ajrore në të gjithë botën kanë filluar fluturimet në disa vende të botës pas heqjes së kufizimeve.

Një total prej 1,841 fluturimesh ishin planifikuar nga aeroportet e Britanisë së Madhe, në Francë, Spanjë, Itali dhe Greqi për dy javë nga 17 Maji, një rritje prej më shumë se 300% krahasuar me dy javët e mëparshme. 

Punonjësit e aviacionit do të mirëpresin shansin për të rifituar pagat e tyre dhe të rinisin karrierën e tyre, por të dhënat e sondazhit sugjerojnë se shumë do të ndihen jo mirë teksa ridrejtojnë avionët. Ekipi zhvilloi një studim me më shumë se 2,000 punëtorë të aviacionit kryesisht pilotë, ekuipazh, kontrollues të trafikut ajror dhe inxhinierë, në Gusht 2020 zbuloi se ata vuanin nga pasojat e pandemisë. Një e pesta e pilotëve dhe 58% e ekuipazhit raportuan depresion të moderuar.

Shumë punëtorë të aviacionit humbën të ardhurat gjatë pandemisë. Kujtojmë se në vitin 2015 Komisioni Evropian urdhëroi që linjat ajrore të vlerësonin pilotët psikologjikisht para se ata të fillonin punë për të parandaluar tragjedi, si dhe t’i ofronin atyre një program mbështetës në rast të problemeve të shëndetit mendor.