Lagjet periferike mbulohen nga plehrat
Situata me pastrimin e mbetjeve është kthyer në një problem madhor në lagjet periferike të qytetit të Elbasanit. Edhe pse tashmë bashkia ka filluar që të bëj heqjen dhe pastrimin e kontenierëve në qëndër të qytetit në zonat më të largëta ende nuk ka ndërhyrë plotësisht duke bërë që kontenierët kryesisht në lagjen 5 Maji të jenë të tejmbushur dhe të kthehen në shqetësim për banorët.
Fare pranë kontenirëve ndodhen edhe institucione.
Shqetësues është fakti se edhe pse këto mbetje pastrohen shpesh për një periudhe të shkurtër kohore sërish ndotet ambienti . Banorët e lagjes por më së shumti ata të cilet shërbejnë në këto insitucione shprehen se janë të shqetësuar pasi mbeturinat përvecëse të dëmshme për shëndetin përbëjnë dhe një imazh negative për cilindo që vjen për të vizitur këtë ambient.
Edhe për banorët e lagjes është shqetësuese të jenë të rrethuar nga mbetjet.
Kërkesa e tyre është që bashkia të marrë masa për largimin e menjëhershëm të mbetjeve.