Home ELBASANI SOT VIDEO/STUDENTËT DHUROJNË GJAK

VIDEO/STUDENTËT DHUROJNË GJAK

15

I bashkohen thirrjes së Kryqit të Kuq

Ditën e sotme në “Fakultetin e Shkencave Mjeksore Teknike” u zhvillua një seancë dhurimi gjaku nga studentët e këtij fakulteti. Nga studentët u vu re një interes i madh për tu bërë pjesë e kësaj nisme humane.Për të gjithë dhuruesit e sotëm, krahas stafit të kryqit të kuq angazhuar ishte edhe edhe stafi i ambulancës të cilët ishin në ndihmë .

Të gjithë bashkë kontribuan për të ndihmuar të gjithë ata të cilët kanë nevojë për gjak, në veçanti fëmijët talasemikë.Falenderues rreth kësaj nisem u shpreh dhe Enejd llapush . Sipas tij kohët e fundit vërehet një ndërgjegjsim I të rinjve rreth dhurimit të gjakut.

Sot studentët e këtij fakulteti dhuruan gjak për ata që kanë nevojë ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për të mos nguruar të dhurojmë lëngun e jetës, atë që çdo ditë shpëton jetë.