Dorëheqja nga drejtimi i Partisë Demokratike duket se i ka marrë për mbarë Lulzim Bashës. Gjatë kohës që qendroi 1 vit në heshtje, duket se ai ka punuar fort në prapaskenë. Kjo, pasi duket se ka hyrë në radhën e deputetëve më të pasur të Kuvendit.Edhe pse ka 10-vite në opozitë, Lulzim Basha ka deklaruar pranë ILDKPI se ka vënë pasuri të madhe gjatë vitit 2022. “Pamfleti” ka siguruar deklarimin më të fundit të bërë prej tij dhe në bazë të dokumentacionit, konfirmohen akuzat e bëra nga Gazment Bardhi. Ai e akuzoi Bashën se ka blerë një kat të tërë pallati në një resort luksoz dhe duket se kjo është e vërtetë.
Duke i marrë me radhë, Lulzim Basha deklaron se ka shitur prona, ose për të qenë më të saktë, ai deklaron se ka shitur një aset me vlerë 586,723 euro. Po ashtu ai deklaron se ka trashëguar miliona lekë nga familjarët e tij. Ai deklaron se ka trashëguar 19 mijë euro dhe afro 80 mln lekë të vjetra. Në total ai deklaron afro 1 mln euro të ardhura.Por nuk është kjo më e habitshmja, pasi gruaja e tij ka trashëguar 5 apartamente dhe 5 garazhe.
Madje një prej apartamenteve është sa një kat pallati, pasi është mbi 1 mijë metër katror. Po ashtu gruaja e tij ka trashëguar shuma të mëdha parash dhe ka fitime të majme nga qiratë.
Deklarimi pasuror i Lulzim Bashës
(Pamfleti)