Konfirmohet një tjetër rast me variantin Delta, këtë herë në qytetin e Elbasanit.

Një 51 vjeçar mësohet se është infektuar me variantin Delta të koronavirusit.

Ky person dyshohet të jetë infektuar nga kontakti që ka pasur me persona që kanë ardhur në vendin tonë nga Italia dhe nga të dhënat rezulton që nuk ka bërë asnjë dozë të vaksinës anti-Covid deri më tani. Po sipas të dhënave, ai nuk udhëtuar jashtë Shqipërisë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik tregoi qytetet ku është konfirmuar prania e variantit Delta.

“Sa i përket varianti delta dyshimi ynë është konfirmuar. U dërguan 21 mostra klinike që kanë rezultuar pozitive. Janë mostra për periudhën 1 qershor deri në 12 korrik, kur kemi filluar të shikojmë sinjalet e pazakonshme. Në këto mostra ne i kemi gjetur në qytete si: Tirana, Elbasani, Shkodra Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora, me numra të vegjël natyrisht, por gjithsesi këto janë mostrat për të cilat kemi marrë përgjigje”.