Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi nga qyteti i Elbasanit ka uruar qytetarët për këtë festë të Ditës së Verës.
I shoqëruar edhe nga koordinatori për qarkun e Elbasanit, Erion Murataj, Patozi përdori simbolikën e kësaj feste, ballokumen, për tu bërë thirrje qytetarëve që të zgjedhin atë të duhurën me 25 prill.
Patozi: Së pari dëshiroj që të uroj qytetarët e Elbasanit. Urimi më i mirë do të ishte mot më shumë mot më mirë, në këtë stinë të ndërrimit të gjakut me shpresën se gjërat do të ndryshojnë në të gjithë vendin. Sot është një ditë gri dhe mesa duket vera do të vonojë pak dhe shpresojmë që të vijë vera në 25 prill. Por që kjo të vijë ashtu si duam, kam bindjen se duhet të ndërrojmë dyqanin e ballokumeve, pra duhet të gjenden ballokumet e duhura, sepse në të njëjtat dyqane mashtrimi ku marrim ballokume pa cilësi apo të prishura, prej shumë vitesh sa herë që bëhen zgjedhje, ajo që presim nuk do të vij.
Murataj: Ju uroj të gjithë qytetarë të mi një stinë të re politike që do të vijë me freskinë e rinisë dhe i ftoj që pas 25 prillit të kemi një festë të madhe që do të jetë më e ëmbël se ballokumja.
Egnatia News