Home SHOWBIZ Patriote që ç’ke me të! Tatuazhi “sekret” i Lori Hoxhës që na...

Patriote që ç’ke me të! Tatuazhi “sekret” i Lori Hoxhës që na pëlqeu kaq shumë!

23

Madje, ajo shton herë pas here një ‘vepër’ të re në trupin e saj, por jo gjithmonë na tregon cili është tatuazhi i radhës.

Kësaj here, Lori as që kishte ndërmend të na e tregonte detajin që disa prej ndjekësve vunë re në foton e fundit.

Krahas kyçit të këmbës së djathtë, në pjesën e brendshme të saj, blogerja ka gdhendur në trup hartën e Shqipërisë.

Megjithëse s’ka dashur ta tregojë asnjëherë në publik këtë tatuazh, e duartrokasim Lorin për këtë gjest të bukur që tregon patriotizmin e saj.

E kur bëhet fjalë për patriotizëm, na bëhet zemra mal të gjithëve.

Për më tepër, nga Lori mund të frymëzoheni për tatuazhin që keni kaq kohë që e mendoni.

Në një intervistë për “Prive” më herët, Lori bëri të ditur se së fundmi i është dedikuar e gjitha televizionit, duke u marrë me përgatitjet e një programi të madh.

Por e gjeni dot se cila është frika më e madhe e saj?

“Mundohem që të tejkaloj të gjitha frikërat e mia, por ajo që më bezdis akoma është klaustrofobia (pra frika nga ambjentet e mbyllura)”, u shpreh Lori dhe me shumë mundësi shumë gjetën veten.

Lori Hoxha është një nga ato personazhe që shpesh ka treguar se jeta e saj është shumë më ndryshe nga ajo çfarë shfaq në rrjete sociale. Ajo ka rrëfyer prej kohësh se ka probleme të theksuara me shëndetin mendor, sidomos me ankthin dhe atakët e panikut.

Më herët, blogerja tregoi se po kalon një periudhë të tillë mjaft të vështirë për shkak të ankthit. Gjatë një bisede virtuale dikush është interesuar dhe e ka pyetur se çfarë ndjen kur kalon kriza ankthi.

“Më duket sikur nuk jam prezente, sikur jam në ëndërr. Kam dhimbje kokë, dridhje trupi, lodhje ekstreme, nuk mund të përqëndrohem etj. Nuk mund ta heq qafe realisht”, ka treguar Lori.