Alternativa në mbledhjen e sontme, ku po diskutohen propozimet për ministra dhe poste tjera qeveritare, ka vendosur që Bekim Sali ta drejtoj Ministrinë e Shëndetësisë, njofton agjencia e lajmeve INA.
Rikujtojmë se Alternativa pranoi të hynte në koalicion me LSDM, pasi Zoran Zaev vendosi të dorëhiqet. Ishte koalicioni me Alternativën që mbajti në pushtet LSDM-në.
Ndonëse disa nga pozitat kanë mbetur të konfirmohen ditëve në vijim, këtu më poshtë po i japim disa nga emrat që do t’i bartin funksionet publike në Kuvend, në Qeveri ose në dikastere të tjera të pushtetit ekzekutiv:
– Hysni Ismaili – nënkryetar i Kuvendit të RMV-së
– Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
– Admirim Aliti – ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
– Xhemail Çupi – ministër pa resor – përgjegjës për mërgatën
– Lulzim Aliu – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
– Abdylshyqyr Abedini – zëvendësministër i Bujqësisë
– Daim Luçi – zëvendësministër i Kulturës
– Orhan Murtezani – drejtor në MEPSO
– Amir Elezi – drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
– Dritan Bexheti – drejtor i Fondit Pensional dhe Invalidor
– Mubekir Palloshi – drejtor i SHA “Hekurudhat e Maqedonisë –Transporti”
– Blerim Abazi – drejtor në Drejtorinë e Librave Amë
– Bekim Emini – drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja.