Pfizer ka njoftuar të enjten se do të testojë tre doza të vaksinës së saj kundër Covid-19 tek fëmijët e vegjël nën pesë vjeç. Kjo pasi, sipas kompanisë, dy injeksione nuk arritën të prodhonin imunitetin e pritur tek foshnjat dhe parashkollorët.

Nëse tri doza rezultojnë të suksesshme, Pfizer dhe partneri i saj BioNTech njoftuan se do të aplikonin për autorizim urgjent diku në gjysmën e parë të 2022. Kompania tashmë ka një vaksinë me sasi injeksioni për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, e cila është një e treta e dozës së dhënë për të rriturit dhe fëmijët 12 vjeç e lart.

Për dikë më të vogël se 5 vjeç, kompania ka testuar një dozë shumë të vogël: 3 mikrogramë, ose një e dhjeta e sasisë që një i rritur merr në gjilpërë.  Lajmi vjen në një kohë kur numri i të infektuarve të SHBA vijon të rritet me përhapjen e variantit Omicron të zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut.