Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha në një deklaratë për mediat foli në lidhje me regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 Majit. I pyetur se cilën palë do të njohë KQZ-ja në zgjedhje, ai tha se do të vlerësohet legjitimiteti i atij që do të sjellë dokumentacion në KQZ.
“Ne kemi komunikim institucional me PD-në. Deri në momentin që flasim përfaqësues i PD në KQZ është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kemi komunikime të karakterit profesional qoftë me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë të PD. Do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacion në KQZ.
Në kuptimin është apo nuk është ky person me tagër për të sjellë në emër të PD-së kërkesa të ndryshme. Sot është përfaqësues i PD-së në KQZ, janë përfaqësues dy zotërinjtë të cilët unë përmenda. Do jenë këta nesër, pasnesër në vijim nuk e them dot.
Autorizimi që ata kanë është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ merr nga Gjykata e Tiranës. Kjo është një çështjes që nuk e vendos KQZ-ja se kush është organi që përfaqëson një parti politike.”, tha Celibashi.
I njihni ndryshmet në PD sepse ka një vendim gjykate?
“Për KQZ, ky proces bazohet në një institucion tjetër. Nuk e vendosim dot ne. Nuk bëjmë dot interpretime. Ky konflikt nuk do të ishte në Gjykatë, do të ishte në KQZ në ditën një. Por nuk është në KQZ“, shtoi Celibashi.
Celibashi foli gjithashtu dhe për votimin elektronik ku u shpreh se pret përgjigje nga qeveria për buxhetin që i duhet për votimin elektronik. Celibashi tha se qëllimi fillestar ishte votimi elektronik në 6 bashki, por plani ndryshoi për shkak se nuk ka mundur shumë kohë për t’u përgatitur.
“Ne kemi bërë kërkesën për financim të projektit elektronik edhe për 6 bashki të tjera. Koha që kemi në dispozicion nuk na favorizon se jemi vonë. Por mund të bëjmë më shumë se Vora. Do të preferonim që të kishim 1-2 bashki të mëdha, një mesatare. Po presim ende një përgjigje nga qeveria,”, shtoi Celibash