Opinioni publik është tronditur për situatën dramatike të sigurisë publike në vend ku në harkun kohor të 24 orëve janë shënuar 5 vrasje! Elbasani është i shokuar për vrasjen e një 33 vjeçari në mes të qytetit! Kanë qenë me dhjetra reagime qytetarësh por edhe i përfaqsuesve të medias që kanë denoncuar situatëne rende në Elbasan! Kjo situate ka bere qe Pd Elbasan te dal ne nje komunikim per mediat ku sipas PD Është e papranueshme që në të gjithë qarqet  Elbasani të identifikohet si qytet simbol ku krimi ka territor të lirë!

PD Elbasan gjithashtu shton se më shokues ishte reagimi i ish efektives së Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani! E cila sipas PD simbolizon më së miri mënyrën e rekrutimit dhe përmbajtjen e rradhëve të policisë sot!

PD e mbyll kominikaten seduke cituar  Sot është shumë vonë për të marrë masa ndaj saj. Uniforma e nderuar e Policisë së Shtetit është bërë pis nga efektivët e katapultuar nga Partia Socialiste në rradhët e Policisë.

Deklarata e plotë

Opinioni publik është tronditur për situatën dramatike të sigurisë publike në vend ku në harkun kohor të 24 orëve janë shënuar 5 vrasje! Elbasani është i shokuar për vrasjen e një 33 vjeçari në sytë e qindra qytetarëve në mes të qytetit! Kanë qenë me dhjetra reagime qytetarësh por edhe i përfaqsuesve të medias që kanë denoncuar situatën dramatike të rendit në Elbasan! Është e papranueshme që në të gjithë qarqet mediatike dhe opinionin publik, Elbasani të identifikohet si qytet simbol ku krimi ka territor të lirë!

Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kur të gjithë jemi në pritje të lëvizjeve të Policisë së Shtetit që ende është në kërkim të autorit vrasjes, akoma më shokues është reagimi i efektives së Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani! Me qëndrime dhe imazhe të papranueshme në rrjetet sociale për çdo institucion shtetëror, aq më tepër për uniformën e Policisë së Shtetit, efektivja Anisa Kostani simbolizon më së miri mënyrën e rekrutimit dhe përmbajtjen e rradhëve të policisë sot!

Në thyerje të çdo Etike dhe Integritetit dhe rregullores së Policisë së Shtetit, nënkomisarja Kostani nuk duhej të ishte në rradhët e Policisë së Shtetit prej kohësh kur ekspozonte tatuazhet, luksin e shfrenuar dhe format trupore në rrjetet e saj sociale. Policia e Shtetit duhej të kishte marrë menjëherë masa disiplinore ndaj nënkomisares Kostani kur kjo e fundit bënte xhiro mediatike me gjarprin mbi qafë, duke marrë famë e vëmendje ndërkohë që në Elbasan krimi shfaqej kudo.

Me një papërgjegjshmëri institucionale, Policia e Shtetit vendosi të hesht kur deklaratat e papërgjeshme të nënkomisares së Elbasanit bënte xhiron e medias. Sot është shumë vonë për të marrë masa ndaj saj. Uniforma e nderuar e Policisë së Shtetit është bërë pis nga efektivët e katapultuar nga Partia Socialiste në rradhët e Policisë./Egnatia news