Mbrëmja e të dielës ishte afati final që Komisioni Zgjedhor në PD ka përcaktuar për regjistrimin e kandidatëve në primare për tre bashkitë më të mëdha në vend, Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.
Në një dalje për mediat, pak ditë më parë, anëtarët e komisionit konfirmuan se janë udhëzuar degët e Partisë Demokratike në këto tre bashki të mëdha për marrjen e propozimeve dhe zyrtarizimin e kandidaturave. Ndërkohë situata vijon e paqartë në Elbasan. Kur ka kaluar tashmë mesdita ende nuk ka një kandidat zyrtarë nga kjo forcë politike edhe pse gjatë orëve të fundit përflitet emri i deputetit të Elbasanit Luçiano Boçi si kandidat i mundshëm. Dy emrat e tjerë jane ai i Blendi Himçit dhe Aurel Bylykbashit. Qytetarët e Elbasanit janë shprehur për Egnatia news se është thelbësore që kjo parti të dali me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet primare. Situata është e njëjtë edhe në bashkitë e tjera të qarkut ku ende nuk ka emra zyrtarë të kandidatëve./Egnatia news