Kreu i PD Sali Berisha në një dalje për mediat ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama në lidhje me ikjen e shqiptarëve në Angli. Berisha tha se Rama është autori kryesor i largimit të shqiptarëve teksa shtoi se ai del nga konferenca në konferencë duke përdorur një gjuhë ordineri.

Sipas Berishës, Rama po ndërhyn në politikën e brendshme britanike për llogari të këshilltarëve të tij.

Berisha: Unë sot dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës ndaj problemeve të madhe për shqiptërt në kanalin e La Manshit. Autori i kësaj drame është Edi Rama, arkitket kryesor i kësaj drame njerëzore, është Edi Rama, lidhjet  e tij të tmershme me korrupsionin, vjedhjet e tij në afera qindra e qindra milionëshe, rrëmbimi i votës që i bënh këta qytetarë të pashpresë në vendin e tyre.

Rama këto ditë është angazhuar në një betejë politike  të brendshme në jetën e Britanisë së Madhe. I këshilluar nga këshilltarë që duan ta shndërrojnë çështjen e shqiptarëve në luftë të brendshme për pikë politike, Edi Rama kalon nga një konferencë në tjetrën duke përdorur gjuhën e një njeriu më ordiner, gjuhe që tregon se ai nuk ka minimumin e edukatës familjare dhe njerëzore. Gjuhë që bazohet në urrejtje.

Kjo që po ndodh me shqiptarët në Britaninë e Madhe është vepër e Ramës, ikja masive e shqiptarëve, diktohet nga kjo qeveri që nuk ka ligj dhe moral. Diktohet nga kjo qeveri që pasi i dorëzon krimit sistemet e sigurisë, policisë së shtetit, TIMS, MEMEX, pasi hap dyert për largimin masiv të tyre drejt vendeve të tjera, vesh petkun e pseudo-patriotit dhe shan si një ordiner në rrugë. Dënoj me forcën më të madhe këto qëndrime që qëndrojnë në themel të dramës shqiptare që luhet në La Mansh. Kryekriminele është qeveria e Eri Ramës, ministrat e tij.