Deputeti Demokrat, Tritan Shehu: Të nderuar qytetarë që keni ardhur këtu. I nderuar zoti Sali Berisha ju falenderoj për iniciativën tuaj që e keni marrë në mbrojtje të interest kombëtar.
Ne jemi mbledhur këtu sot të ngritur të rigjallëruar të tregojmë forcën tonë së bashku për të protestuar ndaj paktit Rama-Vuçiç sepse edhe Maqedonia e Veriut e braktisi sepse askush nuk u bashkua. Ky pakt ka si qëllim të sjellë sërish fantazmën e Jugosllavisë së Re. Ka për qëllim të lidhë rajonin tonë nëpërmjet traktatit Euro-Asia. Shqipëria është larguar nga perëndimi gjatë perandorisë otomane dhe gjatë sundimit komunist. Kjo nuk do të përsëritet më.Të dashur miq ne kemi ardhur për të protestar sepse e kemi ndjerë rrezikun. Por kemi ardhur edhe për të konfirmuar vullnetin tonë të pandryshueshëm për të qenë pjesë e familjes që ne i përkasim. Dua të përfitoj për të thënë se duam bashkëpunim me të gjithë rajonin por të udhëhiqemi nga procese europiane si Procesi i Berlinit.
PD që në gjenezën e saj që ditën e aprë lindi si forca e vetme pro-eruopiane, pro perëndimore. Kështu jemi dhe do të vazhdojmë të jemi. Kushdo që kërkon të vendosë damka kërkon të fusë anti-amerikanizmin sepse ne jemi më pro-amerikanët dhe pro perëndimorët Jemi të sigurtë se në këtë periudhë pas gjumit letargjik ku kishte rënë PD do të mbushim sheshet shumë herë në protesta të vazhdueshme.