As Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e as lideri Ramush Haradinaj, nuk janë të përfshirë në asnjë mënyrë në protestën e opozitës në Shqipëri. Këto janë thjeshtë dezinformata të mediave serbe.

AAK ka qëndrim të qartë rreth iniciativës “Open Balkan” dhe para se të konsiderohet përfshirja e Kosovës në të, ne presim së pari të ndodh njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë qëndrim e ka përsëritur publikisht shumë herë kryetari Haradinaj.

Lulëzim Blaka – zëdhënës i AAK-së