Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për çregjistrimin e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj, me arsyetim se ai nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Partia Demokratike më herët ankimoi në KAS regjistrimin e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Mallakastër, Qerim Ismailaj.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organozuar e dënoi me gjashtë muaj burgim Qerim Ismailajn në shkurt të këtij viti për falsifikim të dokumentave, për shkak se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim tre vjet në Greqi për akte dhune.
𝗟𝗲𝘅𝗼 𝗲𝗱𝗵𝗲:
https://www.facebook.com/100309085134139/posts/763456552152719/?mibextid=Nif5oz
Mallakastra News