Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka reaguar pas ndryshimeve të bëra në selinë blu, ku një ditë më parë, xhamat e dyerve dhe dritareve u “veshën” me blu. Ata e akuzojnë Bashën se po vendos dyer të blinduara për ta shndërruar shtëpinë e demokratëve në bunkerin e tij privat. Komisioni thekson se ata që shembën regjimin në Shqipëri, nuk do të lejojnë kurrë asnjë hekur që të mbajë peng vullnetin e tyre.

“Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokratve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij.

Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.

Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me  dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata  qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.

Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine”, thuhet në deklaratë.

Dera e hyrjes kryesore dhe xhamat e selisë blu janë veshur dje me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD. Në qendër duket puna për renovimin e logos së madhe të PD të vendosur në fasadën ballore të ndërtesës. m.v/Abcnews.al