Partia Demokratike do të nisë sot me protestat e paralajmëruara kohë më parë, për gjendjen e krizës ku ndodhetvendi. Ish kryeministri, Sali Beritha u shpreh edhe gjatë mbledhjeve me demokratë në zona të ndryshme se krahas përgatitjeve për zgjedhjet lokale do të kishte edhe tubime në qytete të ndryshme të vendit.

Sipas njoftimit të publikluar nga partia Demokratike e Elbasanit, duket se protesta e parë do të nisë pikërisht nga ky qytet ku qytetarët janë ftuar në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës.

“Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD-ja, dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin ‘Gensher’ në qendër të Elbasanit”, shkruhet në njoftimin e PD-së.