Partia Demokratike ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama për të cilin thonë se ka nxjerrë preteksin e krizës së energjisë për të shpërdoruar paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Gjatë një dalje për mediat, nënkryetarja e komisionit parlamentar të ekonomisë, Sorina Koti ka publikuar fakte që sipas saj tregojnë keqmenaxhimin e fondeve të qeverisë shqiptare.

Në fund, PD thotë se do të dorëzojë kallzime penale në SPAK për abuzimin e qeverisë me taksat e shqiptarëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, NËNKRYETARJA E KOMISIONIT PARLAMENTAR TË EKONOMISË, SORINA KOTI:

Me pretekstin e krizës, ditën e djeshme Edi Rama shpalli planin e tij për të marrë 200 milionë euro borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera dhe të shpërdorojnë paratë e qytetarëve, siç kanë bërë vitet e fundit e vecanërisht në pranverë e në verë.

Ky borxh i ri, i shoqëruar nga gropat që kjo qeveri ka hapur në financat publike, do të shoqërohet edhe me rritje të përgjithshme të çmimeve të produkteve. E për pasojë papërgjegjshmërinë e pushtetit, do ta paguajnë familjet shqiptare.

Prandaj fjalimi i djeshëm kishte për funksion që Edi Rama të hiqte përgjegjësitë nga vetja dhe kabineti i tij.
Por ja si keqmenaxhohet energjia elektrike; ja si vidhen shqiptarët.
KESH deri në Shtator 2021 ka prodhuar 4.5 Mld KWh

Nëpërmjet OSHEE qytetarët janë furnizuar me 3.2 Mld KWh.
Pjesa tjetër e prodhuar nga KESH, 1.3 Mld kWh është shitur (eksportuar)
Ndërkohë konsumi familjar + biznes ne Shqipëri deri në Shtator 2021 ka qenë 4.6 Mld KWh.
Por qeveria, nuk i ka furnizuar konsumatorët me prodhimin e brendshëm të KESH, por duke importuar energji.
Çmimi i shitjes nga KESH tek OSHEE për konsumatorin është 12 €/ MWh

Ndërsa çmimi i importit është 260 € MWh
Ja pra, që gënjeshtrat e Kryeministrit dalin hapur. Me mirëmenaxhim dhe përgjegjshmëri, ne i plotësojmë nevojat e konsumit të energjisë me prodhimin tonë të brendshëm nga KESH.

Me çmimin e KESH, (për 4 muajt e ardhshëm Shtator-Dhjetor) nga Buxheti i Shtetit do shpenzoheshin 8 Mln €;
Ndërsa me skemën e vjedhjes (nëpërmjet energjisë së importuar) nga Buxheti i Shtetit do harxhohen 150 Mln €.

Pikërisht, për këtë arsye, ne themi që është krizë e manaxhimit të fondeve, e burimeve natyrore, krizë nga korrupsioni dhe absolutisht jo, krizë e energjisë elektrike.

Për të gjitha këto shpërdorime me paratë e qytetarëve, Partia Demokratike do të dorëzojë kallzime penale në SPAK. Këto abuzime me taksat e shqiptarëve duhet të marrin fund, bashkë me pandëshkuesëmërinë që vijon të cënojë besimin te institucionet dhe drejtësia!

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Google+LinkedInStumbleUponTumblrPinterestRedditVKontakteShpërndaj me EmailPrintoloading…Gjendja pas Covid-19, OBSH ka një përkufizim klinik zyrtar për tëNjë ditë pas fjalimit të tij për qeverinë e re, presidenti çek dërgohet me urgjencë në spital

Artikuj të Ngjashëm

 9 mins më parë

9 persona humbin jetën nga COVID-19 në vend, ja sa raste të reja infektimi janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

 18 mins më parë

Një ditë pas fjalimit të tij për qeverinë e re, presidenti çek dërgohet me urgjencë në spital

 33 mins më parë

Gjendja pas Covid-19, OBSH ka një përkufizim klinik zyrtar për të

 38 mins më parë

Filmi pritet të dalë në kinema më 5 tetor, ekspertët britanikë shpërthejnë në kritika: I turpshëm, është përdhosur figura e lady Dianës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Name *

Email *

Website

 Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.https://livestream.ekranet.com/faxnews

Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

PROMOTED CONTENTDëshironi të humbni 12 kg ndërsa flini? Njihuni me këtë hile!Diet Lite8 Reasons Korean Women Don’t Get FatZestradar6 Taboo Things That Somehow Can Save Your LoveZestradarNëse presioni kërcen në 140/90, pastroni enët e gjakut! Pije!Hypertea
© Copyright 2021, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara