Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, është pyetur në lidhje me pakënaqësinë e pedagogëve për rritjen e pagave prej 15% si edhe paralajmërimin për bojkot në sezonin e provimeve.
Kushi u shpreh, se duke marrë parasysh rritjen që kanë pësuar kategoritë e tjera si edhe situatën që ndodhemi, jo vetëm ne, por e gjithë e bota kjo është e kënaqshme.
Ajo shtoi se për të mos pasur asnjë problematikë sa i përket bojkoteve, ata janë në një dialog të vazhdueshëm me universitet
“Rritja 15 % e pagave të pedagogëve, mund të mos jetë më e mira, por në kushte kur kategorive të tjera ui rritet me pak si mësuesit apo zjarrëfikësit, unë besoj se në kushtet që ndodhemi, hapi i parë i rritjes 15% është e kënaqshme, me premtimin dhe angazhimin tonë se mbështetja për ta do të vazhdojnë.
Të ardhurat e pedagogëve nuk janë vetëm nga paga, por edhe nga angazhimet e tyre të tjera.
Ju siguroj që mbështetja do të jetë e vazhdueshme. Për protestat dhe bojkotin, dua t’ju informoj se kemi një dialog të vazhdueshëm me universitetet.
Kemi ndjekur edhe shqetësimet e një pjese të pedagogëve që në fillim u ngritën në protestë dhe sot që flasim jemi duke i dhënë zgjidhje secilës prej tyre,” u shpreh Kushi.r.t/abcnews.al