Me një mesazh në rrjete sociale legjenda e futbollit brazilian Pele njoftoi për një shtrim të ri në spitalin e Sao Paulos.
”Miq siç po bëj tani çdo muaj, shkoj në spital për të vazhduar trajtimet rutinë dhe shpresoj të ketë kokoshka për të parë Super Bowl. Unë do ta shikoj lojën edhe nëse shoku im Tom Brady nuk do ta luajë. Faleminderit për të gjitha mesazhet.” ka shkruar në postimin e tij Pele.
Kujtojmë që në fillim të shtatorit të vitit të kaluar legjenda braziliane u operuar në spitalin e San Paulos, pasi gjatë një vizite rutinë u identifikua kancer në zorrën e trashë.
Që nga ai operacion ai ka bërë edhe disa shtrime të tjera, në disa raste për t’iu nënshtruar kimioterapisë.