Betlehemi ka ndezur dritat e pemës së tij të krishtlindjes, por pa turmat e zakonshme ndërsa kufizimet nga koronavirusi e kanë bërë të heshtur fillimin e festave në qytetin e shenjtë.

Autoritetet palestineze javën e kaluar njoftuan masat e reja shtrënguese, mes të cilave një ndalim qarkullimi gjatë natës në bregun perëndimor për 14 ditë, me qëllim luftimin e përhapjes shqetësuese të koronavirusit. Banorët lokalë dhe pelegrinët zakonisht mblidhen për të ndezur dritat e pemës në sheshin Manger, afër kishës së ndërtuar në vendin ku të krishterët besojnë se lindi Krishti.

Këtë vit, vetëm një grup i vogël gazetarësh ishin të pranishëm.

Zyrtarët lokalë kanë thanë se kryeministri palestinez Mohamed Shtayyeh ndezi dritat në distancë, nga zyra e tij në Ramallah. Bregu perëndimor, me një popullatë palestineze prej 2.8 milionë banorësh, ka regjistruar zyrtarisht 71703 infektime me koronavirus, përfshirë 678 viktima. Izraeli e ka pushtuar territorin që nga viti 1967.