Pendarovski tha se hetimet nuk duhet të zgjasin dhe se qytetarët meritojnë përgjigje të shpejtë dhe profesionale.
“Nuk mund të lejojmë që hetimi të zgjat me muaj. Publiku maqedonas meriton përgjigje profesionale, të shpejtë dhe thelbësore pa asnjë pauzë në hetim. Me qenë se diçka zvarritet me vite me vite, tek njeriu i thjeshtë ngjall dyshime që ndoshta diçka nuk është e pastër këtu. Festuam 30-vjetorin e pavarësisë, pikërisht në këto raste duhet të dëshmojmë që e meritojmë dhe që jemi shtet me të gjitha nishanet”, -pohoi Pendarovski.