Ju ka marrë malli? Sezoni i ri i Klanifornias rikthen dyshen fantastike të Julian Dedës dhe Cubit.
Aktorja rikthehet pas disa vitesh mungesë ,në ekranin e TV Klan.

Sot, Cubi dhe aktori Julian Deda, kanë postuar foto me njëri-tjetrin në Instagram duke konfirmuar dhe njëherë rikthimin e aktores. Dyshja janë ndër çiftet më të pëlqyera a të humorit.

A mendoni se kanë ndryshuar? E sigurt është që kimia e dyshes vërehet dukshëm dhe aktorët e vlerësojnë praninë dhe profesionalizmin e njëri-tjetrit.

Ata për herë të parë kanë performuar pranë njëri-tjetrit në “Aparmentin 2XL”. I shoqëruan për vite me radhë edicione të suksesshme dhe sketch-e plot të qeshura. Sot i bashkon pas 10 vitesh përsëri Klanifornia, me producentin e njëjtë Turjan Hyskon, si dhe me Albano Bogdon e Gentian Zenelajn.
Klanifornia rikthehet në datën 11 Shtator dhe do na shoqërojë çdo të Shtunë përmes TVKlan.
Aktorët janë të emocionuar për fillimin e një sezoni të ri me plot surpriza dhe sigurisht me shumë humor. Ende nuk dihet shumë për rolet e Cubit, kështu që mbetet ta zbulojmë në vazhdim.

I urojmë sukses të dyve!