Gushtin e kaluar, disa dhjetëra dronë ushtarakë dhe robotë të ngjashëm me tanke u testuan në terren rreth 64 kilometra larg Seattle. Misioni i tyre ishte gjetja e terroristëve që fshiheshin në disa ndërtesa. Për shkak se ishin aq shumë robotë të përfshirë në këtë mission, ato nuk mund të kontrolloheshin një për një nga njerëzit, prandaj atyre iu dhanë instruksione për të gjetur dhe eliminuar armiqtë kur ishte e nevojshme.
Ky mision ishte thjesht një stërvitje e organizuar nga Defense Advanced Research Projects Agency, ku armët e përdorura nga robotët ishin transmetuesit e valëve që stimulonin bashkëveprimin midis tyre dhe robotëve kundërshtarë. Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte testimi se si inteligjenca artificiale mund të ndihmojë me automatizimin e sistemeve të ushtrisë, duke përfshirë dhe rastet kur veprimet janë tepër komplekse për një njeri.
Gjenerali John Murray i US Army Future Command tha para një audience se US Military Academy se robotët do të detyrojnë planifikuesit e ushtrive dhe shoqërinë të mendojnë nëse një person duhet të marrë çdo vendim rreth përdorimit të forcës vdekjeprurëse në sistemet e reja autonome. Ai pyeti: ”A është brenda aftësive të një humani zgjedhja se cilët duhet të angazhohen” dhe të marrin 100 vendime individuale? “Madje a është e nevojshme prania e një humani përgjithmonë pranë këtyre armëve?” Shtoi ai.
SHBA dhe shtete të tjera kanë përdorur dhe më parë raketa të cilat identifikojnë dhe sulmojnë armiqtë në një zonë të caktuar.